Futbollisti francez Benjamin Pavard është përballur me një situatë shqetësuese në banesën e tij në Francë, pasi pesë persona kanë tentuar të futen në pronën e tij me qëllim grabitjen. Ngjarja ka shkaktuar reagime në mediat franceze, të cilat raportojnë se ndërhyrja e shpejtë e policisë shmangu një incident më të rëndë.
Sipas raportimeve, alarmi është dhënë nga bashkëshortja shqiptare e lojtarit, Kleofina Pnishi, e cila ka vënë re lëvizje të dyshimta dhe praninë e disa personave në ambientet e jashtme të banesës. Menjëherë pasi ka kuptuar se diçka nuk ishte normale, ajo ka njoftuar autoritetet, duke bërë të mundur reagimin e shpejtë të policisë.
Të lidhura
None found
Burime pranë hetimit bëjnë me dije se pesë autorët e dyshuar kishin arritur pranë pronës së Pavard dhe dyshohet se po përgatiteshin të futeshin në banesë për të kryer grabitjen. Megjithatë, sapo janë pikasur, ata janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet tip “Mercedes”, në përpjekje për t’i shpëtuar policisë.
Pavarësisht tentativës për arratisje, forcat e rendit kanë arritur t’i lokalizojnë dhe ndalojnë të dyshuarit vetëm pak minuta më vonë. Të pesë personat janë arrestuar dhe janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje lidhur me tentativën e grabitjes dhe rrethanat e ngjarjes.
Sipas mediave franceze, të arrestuarit janë të rinj, rreth moshës 25-26 vjeç dhe kishin udhëtuar nga rajoni Île-de-France, çka ka ngritur dyshime se grabitja mund të ketë qenë e planifikuar më herët dhe e organizuar.
Deri tani, autoritetet nuk kanë konfirmuar nëse Benjamin Pavard ndodhej në shtëpi në momentin kur ndodhi incidenti. Po ashtu, nuk dihet nëse autorët kishin informacion të detajuar për lëvizjet e futbollistit apo nëse banesa e tij ishte vëzhguar më herët.
Ky rast ka rikthyer vëmendjen te siguria e futbollistëve dhe figurave publike në Francë. Mediat lokale shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që persona të njohur të botës së futbollit në Marseille bëhen objekt i tentativave për grabitje apo incidente të ngjashme, pasi muajt e fundit disa emra të njohur të klubit dhe sportit janë përballur me situata të tilla.
Ndërkohë, hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivet dhe planin e autorëve, ndërsa ngjarja ka tërhequr vëmendje të madhe edhe për faktin se alarmi u dha nga bashkëshortja shqiptare e lojtarit, e cila luajti një rol kyç në parandalimin e grabitjes.
Të Lidhura:
- Në një lidhje romantike me Urim Destanin? Reagon Alba Vukaj
- Kënga e re e Anisës shkakton përplasje në shtëpinë e “Big Brother”
- Banorët e BBV 4 zgjedhin liderin e ri, çfarë roli të rëndësishëm do të ketë?
- Olta Gixhari ndan pamje nga nata elektrizuese me Keinemusik në Tiranë, shfaqet në formë fantastike
