10
Një rast i rëndë është raportuar mëngjesin e sotëm në Pejë, ku një person ka mbetur i plagosur brenda një lokali privat.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri dhe goditur me një mjet të fortë një mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Policia ka bërë të ditur se rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë” dhe se hetimet janë në zhvillim, ndërsa ekipet relevante policore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e të dyshuarve


