Lajme

Tentim-vrasje në Prishtinë, një person plagoset me armë zjarri

Një person me inicialet A.B ka mbetur i plagosur me armë zjarri në një lokal mëngjesin e sotëm në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se personi i plagosur është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën ‘Lidhja e Pejës’ në Prishtinë”.Personi i plagosur, A.B., mashkull, është dërguar për trajtim mjekësor. Ndërkohë, policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, ka deklaruar Ahmeti.

Të Ngjashme