Lajme

Tentoi ta kalonte ilegalisht kufirin, ndalohet nga policia një person në Leposaviq

Një person në Postenje të Leposaviqit është ndaluar afër vijës kufitare, pasi që me veturën në të cilën kishte pajisje bujqësore po tentonte ta kalonte ilegalisht kufirin.

Policia rastin e ka cilësuar si kalim të paautorizuar të kufirit – në tentativë.

Ndërkaq, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Njësitet policore gjatë patrullimit, afër vijës kufitare kanë ndaluar veturën të cilën e drejtonte i dyshuari kosovar, në të cilën kishte pajisje bujqësore-2 freza. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.