Lajme

Tentoi të vrasë dy turq në Gjermani para 9 vitesh, arrestohet 43-vjeçari në Fier

Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Bledar Qoku (Manaj, Haziza) 43 vjeç. Personi në fjalë në 2014 ka tentuar të vrasë me thikë dy shtetas turq në Gjermani. Në lidhje me këtë Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani.

Njoftimi i policisë së Fierit:

Vijon operacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Tentoi të vriste me thikë, 2 shtetas, kapet dhe vihet në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Convert”, 43-vjeçari i shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në vijim të operacionit policor kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Convert”, si rezultat i të cilit, u kap në lagjen “1 Maji” dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

43 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka vleftësuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi në vitin 2014, në Gjermani, ka tentuar të vrasë me thikë, 2 shtetas turq, njërin nga të cilët e ka plagosur rëndë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo