Lajme

Tentoi t’i vë flaken një banese, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë, i cili kishte tentuar t’i vë flakën një banese.

Policia kishte arritur ta ndalojë të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte thyer derën e banesës së viktimës femër kosovare dhe më pas kishte tentuar t’ia vë flakën, mirëpo policia kishte arritur ta ndalojë. I dyshuari kishte edhe urdhër mbrojtës, mirëpo nuk e kishte respektuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh.

Të Ngjashme