LifeStyle

Terapia më e ëmbël: Si na bëjnë kanakarët shtëpiakë më të shëndetshëm?

Pos që fusin gëzim në shtëpinë tonë, kanakarët shtëpiakë na bëjnë edhe më të shëndetshëm

Nëse nuk mbani në shtëpi ndonjë kanakar, lexoni cilat të mira i sjellin ata organizmit dhe psikes sonë dhe shumë shpejt do të vendosni se a do të jenë qeni apo macja të adhuruarit tuaj.

Humori

Vetëm gjysmë ore lojë me qenin mund të aktivizojë trurin tonë i cili do të krijojë gjendje plotësisht të lumtur. Pronarët e maceve janë më pak të vetmuar dhe kanë më shumë standarde morale se të tjerët, ndërkaq kështu është për shkak se përkëdhelja me kanakarët tanë shkakton tajitje oksitocine, hormon “dashuror”.

Stresi

Vetëm pesë minuta shoqërim me qenin zvogëlon nivelin e kortizolit, hormoni stresit. Njerëzit në një hulumtim kanë deklaruar që shoqërimi me kanakarët më shumë qetëson se sa prania e bashkëshortëve.

Dhembje më e vogël

Besoni apo jo, kanakarët janë në gjendje të na shërojnë, më saktësisht që të ulin nivelin e dhembjes të cilën në atë çast e ndiejmë.

Më shumë lëvizim

Pronarët e qenve janë më shumë në formë se sa pronarët e tjerë të kanakarëve. Natyrisht, qeni kërkon ta nxirrni jashtë disa herë në ditë, por kërkon edhe shëtitje të gjata.

Shëndeti i zemrës

Prania e kanakarit në shtëpi, zvogëlon punën e shpejtuar të zemrës dhe presionin e lartë të gjakut. Kanakarët ndikojnë pozitivisht edhe në kolesterinën e lartë në gjak… Për shembull, pronarët e maceve vdesin më pak nga sëmundja e zemrës, ndërsa pronarët e qenve kanë predispozita të jetojnë një vit më gjatë pas sulmit në zemër, për dallim nga ata të cilët nuk kanë qen.