Bota

Tërmet 5.1 ballë në Turqi

Një tërmet tjetër ka tronditur ditën e sotme sërish Turqinë.

Lëkindje 5.1 ballë janë ndjerë në qytetin e Bursës, ku epiqendra është shënuar në Detin Marmara.

Ali Yerlikaya, Ministri i Brendshëm i Turqisë ka deklaruar se ekipet dhe institucionet menjëherë pas tërmetit janë nisur në gadishmëri në zonë për të parë nga afër terrenet.

“Tërmeti është ndjerë edhe në qytetin tonë. Falë Zotit, ende nuk ka ardhur asnjë raport. Përpjekjet e skanimit po vazhdojnë…Zoti na ruajt nga të gjitha llojet e aksidenteve dhe telasheve”.- tha Guvernatori i Stambollit.



/tiranapost