1
Lëkundje toke janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në zonën jugore të vendit, si në Delvinë dhe Sarandë.
Shërbimi europian i tërmeteve EMSC bën me dije se bëhet fjalë për një lëkundje me magnitudë 4.1 ballë Rihter që është regjistruar brenda territorit grek, por që forca e tij është ndjerë edhe në Shqipëri.
Paraprakisht nuk raportohen dëme apo të lënduar nga tërmeti.