Një tërmet relativisht i fortë është regjistruar pak më parë në Shqipëri, lëkundje që janë ndjerë në disa qytete të vendit.
Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti ishte me magnitudë 4.0 ballë Rihter, teksa epiqendra e tij ndodhej shumë pranë qytetit të Elbasanit.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo dëme nga tërmeti, teksa shumë banorë kanë dalë në rrugë nga frika e ndonjë paslëkundje.
