Bota

Tërmet shkatërrimtar në Tibet, 53 viktima deri tani

53 persona kanë humbur jetën dhe 62 të tjerë janë lënduar pas një tërmeti të madh që goditi Tibetin.

Tërmeti kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash.

Mësohet se tërmeti është ndjerë edhe në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Gjatë shekullit të kaluar, 10 tërmete të këtyre përmasave kanë goditur këtë zonë.

TS Poll - Loading poll ...



/tiranapost