
Anëtari i Parlamentit Evropian dhe raportuesi i sapoemëruar për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se ndodhët këtu për ta ndihmuar Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.
Terras tha se ka folur me shumë persona në Kosovë përpara se të vinte fizikisht, ndërsa u shpreh i kënaqur që për herë të parë po merr informacione nga terreni.
“Është kënaqësi për mua që për herë të parë po marrë informacione nga tereni. Jam këtu për t’i ndihmuar Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Kosova ka marrë një sërë reformash drejt BE-së duke iu referuar raportit të progresit”, ka theksuar Terras në konferencë për media si pjesë e misionit të tij treditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë.
Ai tutje ka theksuar se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Tutje, ai ka thënë se nesër planifikon ta vizitojnë veriun e Kosovës.
“Me presidenten e kryeministrin kemi biseduar për çështje e sigurisë dhe ekonomisë, e po ashtu planifikoi të takojë edhe liderët e partive opozitare. Nesër planifikoj që ta vizitoj veriun e Kosovës, ku do t’i mbaj disa takime, e po ashtu do ta vizitoj vendin ku ka ndodhur shpërthimi në kanalin e ujit dhe të vazhdohet të punohet të zbulohet ky rast”, ka thënë ai.
Për sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, ai tha se “të gjithë kriminelët duhet të sillen përpara drejtësisë”.