ShowBizzz

Tetë mësime të jetës, që ua mëson përvoja

Jeta është ajo që na përball me të mira dhe të këqia, me ngritje dhe rënie, me çaste të mërzisë dhe të lumturisë, me ditë me diell, por edhe të errëta që dhëmbin në palcë, me suksese dhe dështime. Ja disa nga mësimet që mund të nxirren nga përvoja e jetës:

1. Xhelozia është kur një person numëron bekimet e dikujt tjetër në vend të bekimeve të veta.

2. Mendimet nuk janë fakte. Mos besoni gjithçka që mendoni.

3. Kërkim falja më e mirë është të ndryshoni sjelljen.

4. Mbani mend: jo të gjitha ndryshimet pozitive ndihen si pozitive në fillim.

5. Shumica e asaj që njerëzit e tjerë mendojnë dhe thonë për ju, ka të bëjë me ata, jo me juve.

6. Mos u kënaqni me më pak vetëm sepse jeni shumë të padurueshëm për të pritur më të mirën.

7. Disa njerëz vijnë në jetën tuaj vetëm për t’ju treguar se çfarë nuk është dashuria.

8. Ndonjëherë njerëzit janë në udhëtime, pjesë e të cilave nuk jemi ne. Dhe kjo është në rregull.