LifeStyle

Tetë ushqimet më të dëmshme për shëndetin, por që ne i konsumojmë shpesh

Ushqimi i duhur është shumë i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit tonë. Por nëse hamë vazhdimisht ushqim jo të shëndetshëm, me kalimin e kohës trupi ynë do të pësojë pasoja, sepse disa ushqime mund të jenë shkas për shfaqjen e disa sëmundjeve të rënda.

Shkaku kryesor i shumë sëmundjeve është dieta jo e shëndetshme dhe një dietë e tillë mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, mbipeshës, diabetit të tipit 2 dhe të paktën 13 llojeve të ndryshme të kancerit, shkruan The Sun.

Siç shpjegon dietologu Rob Hobson, ushqimet që ndikojnë negativisht në shëndetin tonë dhe i konsumojmë shpesh janë këto:

Salcice

Vaj kokosi

Pijet e gazuara

Ushqim i skuqur

Lëngje frutash me sheqer të shtuar

Drithëra të ëmbla

Granola

Çokollatë e bardhë