Lajme

Teuta Fazliu del i pret kongresmenët, amerikanët ndalen e dëgjojnë nga afër për padrejtësitë serbe

Ditën e martë, doli tek selia e Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Teuta Fazliu nga Lugina e Preshevës, ka disa vjet që po përballet me një problem.

Shteti serb, nga viti 2020, ia pasivizoi adresën.

E këtë shqetësim, Teuta synon t’ua paraqes vet dy kongresmenëve amerikanë, që të martën do ta vizitojnë Preshevën.

E pas një ore, Teuta Fazliu për Tëvë1, thotë se amerikanët pranuan ta dëgjojnë nga afër.

E të rëndësishme atë që e dëgjuan prej Teutës, po e vlerësojnë vet amerikanët.


“Ne e dëgjuam prej saj drejtpërdrejt, ne do të interesohemi për më shumë detaje. Sepse është e rëndësishme që të kesh më shumë detaje, jo vetëm informacione gjenerale. Duhet të flisni me dikë që po e përjeton realitetin. Sikur studentët për shembull. Një nga ta i cili e kishte dërguar çështjen deri tek gjykata më e lartë”, ka thënë Self.

Se cka diskutuan në tërësi gjatë takimit tregoi edhe kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.

Pas këtij takimi, republikani Self dhe demokrati Subramanyam u pritën në drekë punë edhe nga kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit.

Madje pas drekës, për njëri-tjetrin patën edhe dhurata.

Për të parën e Preshevës, Ardita Sinanin vizita tregon përkushtimin e Amerikës për të parë se si jetojnë shqiptarët në Serbi.

Si historike këtë vizitë e ka parë edhe kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.

Pas takimeve në Beograd e Preshevë, kongresmenët amerikanë do të qëndrojnë për vizitë edhe në Kosovë.

 

 

Të Ngjashme