Lajme

Tëvë1 fton organet e rendit të marrin masa pas pengimit të ekipes në detyrë

Gazetari e kameramani ynë, Vehnar Isufi dhe Edon Hoxhaxhiku sot gjatë raportimit janë penguar nga një familjar i viktimës, i cili dyshohet se u vra nga kunata, mbrëmë në Prishtinë.

Familjari e ka ofenduar ekipen si dhe i ka larguar me forcë nga vendi ku po raportonin.

Televizioni Tëvë1 publikisht i shpreh ngushëllime familjes, dhe ndjen keqardhje për ndodhin.

Veprimi në fjalë i familjarit është i papranueshëm dhe Tëvë1 konsideron se me të njëjtin rast duhet të merren organet e rendit.

Gazetari e ka për obligim që ta informojë publikun në rastet e ngjashme, si ajo që ka ndodhur mbrëmë.

Andaj, mediat e kanë për obligim që ta kryejnë punën e tyre në shërbim të popullit, dhe nuk duhet të ketë hapësirë për pengesa të tilla dhe ofendime si ajo që tashmë ndodhi sot. /teve1.info/