Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka deklaruar se qeverisja e kaluar e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka krijuar një deponi ilegale në parkingun e palestrës sportive “Adem Jashari”.
Thaçi tha se qeverisja aktuale ka nisur pastrimin e kësaj deponie ilegale që në ditët e para të punës dhe paralajmëroi se do të iniciohet kallëzim penal ndaj përgjegjësve.
Halil Thaqi kryetar i Obiliqit deklaroi se qeverisja e kaluar e udhëhequr nga LDK-ja ka krijuar një deponi ilegale në parkingun e palestrës sportive. Ai tha se qeverisja aktuale ka nisur pastrimin e kësaj deponie dhe se do të bëhet kallëzim penal ndaj përgjegjësve.
“Siç po shihet këtu është parkingu i palestrës sportive, që qeverisja e kaluar e udhëhequr nga LDK e ka bërë deponi ilegale dhe ne sot fillimisht punë si qeverisje jemi duke e bërë pastrimin e kësaj deponie ilegale. Me të vërtetë ne do të nisim dhe një kallëzim penal ndaj atij që e ka bërë këtë deponi në këtë parking i cili siç po shihet është i asfaltuar dhe ka kushtuar sigurisht me qindra- mijëra euro dhe qeverisja e kaluar e LDK-së e ka dëmtuar. …Video:0:02:02 Për mua çdo deponi ilegale është e çuditshme dhe i bëjë thirrje qytetarëve që të mos krijojnë deponi ilegale në komunën në territorin e komunës së Obiliqit, por se krijon deponi ilegale në parkingun e palestrës sportive Adem Jashari vetë qeverisja e LDK-së për mua është e pabesueshme, por ja që e vërteta është krejt ndryshe pra LDK-ja ka krijuar deponi ilegale në parking, dua t’i bëjë thirrje organeve të rendit që të merren me këtë çështje”, tha ai.
Kryetari Thaçi gjithashtu ka vizituar rrugën afër termocentralin Kosova B që paraqet të gjitha hapësirat publike që duan t’i shndërrojnë në parqe dhe me drunj që do të mbillen e i cili është një donacion nga UNDP që do të vijë nga e premtja.