LifeStyle

Thani rrobat shpejt me një metodë që nuk kërkon asnjë mjet me ngrohje

Tharja e rrobave gjatë stinëve të ftohta mund të jetë një bezdi e madhe pasi duhet shumë kohë të thahen edhe në ambiente të mbyllura.

Megjithatë, një grua ka ndarë një metodë për tharjen e shpejtë të rrobave, pa ngrohje apo pa shpenzuar energji elektrike.

Caroline Solomon, një eksperte organizative, thotë se ekziston një “mënyrë vërtet e lehtë për të tharë rrobat shpejt” dhe gjithçka që ju nevojitet është një peshqir.

“Shtrojeni një peshqir, vendosni rrobat tuaja të lagura aty. Ne do të bëjmë metodën ‘burrito’”, tha Caroline.

Teknika ‘burrito’ është një truk për tharjen e rrobave që ndihmon në largimin e ujit të tepërt nga rrobat e sapo lara, kështu që ato do të thahen në ajër shumë më shpejtë sesa nëse do të liheshin të lagura.

Si të thani shpejt rrobat duke përdorur metodën “burrito”

E tëra çfarë ju duhet të bëni është të merrni një peshqir të thatë dhe ta shtrini atë në çdo sipërfaqe të pastër, si p.sh. një tavolinë ose dysheme.

Më pas vendosni rrobën e lagur sipër peshqirit dhe shtrijeni mirë në peshqir.

Pasi të keni bërë këtë filloni të mbështillni peshqirin bashkë me bluzën brenda në formë burritos.

Për efekt më të madh, shtypin butësisht peshqirin e grumbulluar, në mënyrë që të thithë çdo lagështi të tepërt.