Moderatorja dhe modelja Luana Vjollca ka mohuar të jetë pjesë e personazheve të botës së shoëbiz, që janë përmendur orët e fundit si të përfshirë në videot intime që kanë qarkulluar në internet.
Njerëz pranë saj, kanë konfirmuar për mediat se moderatorja mohon dhe garanton me përgjegjshmëri, se nuk ka lidhje me episodet e pretenduara.
Të lidhura
None found
Gjatë ditëve të fundit, opinioni publik është shokuar nga rrjedhja e disa videove intime nga një kamer që ishte vendosur në dhomën e gjumit të kompozitorit të njohur Adrian Hila dhe aludimet për personazhet e përfshirë janë të shumta.
Megjithatë, emra si Aurela Gaçe, Filloreta Reçi, Rozana Radi dhe tani dhe Luana Vjollca, mohojnë të kenë lidhje me këto thashetheme, duke i konsideruar me përgjegjshmëri të pavërteta. Ato janë distancuar nga ngjarja.
Policia e Tiranës është raportuar se ka ndërmarrë veprime hetimore për të zbuluar se si janë regjistruar videot intime ku shfaqen personazhe të njohur të estradës, dhe si kanë përfunduar ato më pas në sajte për të rritur.
