Lajme

Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet një i mitur

Një i mitur është arrestuar të shtunën në fshatin Shalë të Lipjanit, nën dyshimin për therje me thikë.

Sipas raportit 24-orësh të Policsë së Kosovës, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe, sipas mjekut kujdestar, ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet si “vrasje në tentativë”.

Të Ngjashme