Lajme

Therja me thikë në Mitrovicë, Policia: Viktimë është një 66-vjeçar

Një therrje me thikë ka ndodhur sonte në lagjen “Evlia Qelebia” pranë shkollës fillore “Eqrem Çabej” në qendër të Mitrovicës.

Për rastin tashmë është deklaruar edhe Policia.

”Rreth orës 20:20, policia ka pranuar informatën për një person të lënduar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicë”.

TS Poll - Loading poll ...

“Bazuar në të dhënat fillestare, bëhet e ditur se pas një përleshje lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull kosovar rreth 66 vjeçar”.