Një rast i therjes me thikë ka ndodhur sot te Shkolla Ekonomike në Pejë, më saktë në rrugën “Agim Çelaj”.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se dy persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.
Ndërsa, policia ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia.
“Sot rreth orës 09:40, Policia është informuar për një rast të therjes me thikë në rrugën ‘Agim Çelaj’ në Pejë. Si pasojë e këtij rasti, dy persona janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor. Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në kërkim nga Policia”, tha Rugova./teve1.info/
