Lajme

Therje me thikë në Graqanicë, dy persona po trajtohen në QKUK

Dy persona janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit dyshohen se u therrën me thikë nga disa persona të panjohur të mërkurën në Graqanicë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Graqanicë / 01.01.2025 – 03:50. Dy viktima meshkuj kosovarë janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që dyshohet se janë sulmuar fizikisht (dyshohet me thikë) nga persona të pa njohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e policisë./teve1.info/