
Një 28-vjeçar nga Elbasani edhe pse me masë sigurie ”Arrest në shtëpi” është arrestuar pasi është përfshirë në një sherr fizik me një bashkëqytetar.
I riu ishte me masë sigurie “arrest shtëpie”, por as kjo nuk e ka penguar të kryejë një akt të tillë. Ai është konfliktuar fizikisht me shtetasin M. P., 36 vjeç, edhe ky banues në Elbasan.
28-vjeçari ishte i përfshirë në aktivitetin e kultivimit të lëndëve narkotike, dhe për këtë arsye, Gjykata e Elbasanit kishte caktuar “arrest shtëpie”.
Njoftimi i policisë:
Theu masën e sigurisë dhe u konfliktua fizikisht me një shtetas, kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. C., 28 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe në rrugën “Lef Nosi”, ishte konfliktuar fizikisht me shtetasin M. P., 36 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo