Dje Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me bashkatdhetarët në Grenchen të Zvicrës, në kuadër të mobilizimit të votës së diasporës për zgjedhjet e ardhshme.
“Më 28 dhjetor, ejani në Kosovë. Ejani me avionë. Ejani me autobusë. Ejani me vetura. E po qe nevoja, ejani edhe në këmbë”.
Kjo deklaratë nxiti reagime në rrjete sociale, përfshirë edhe një reagim ironik nga analisti Rron Gjinovci, i cili kritikoi qasjen e Abdixhikut dhe bëri komente sarkastike lidhur me zhvillimet politike dhe negociatat me Serbinë.
Reagimi ironik i Gjinovcit:
Ejani në këmbë që mandej Hykmetja dhe Lumiri me i kthy negociatat me Serbi ku i ka lanë Edita Tahiri. 😂
O i nderuar me bo me ardhë diaspora qysh po thu ti, ti shtyhesh me AAK-në për prag masanej. Rri se mirë shumë je.


