Lajme

“Thuji s’i ke parë kurrë” – Prokuroria shfaq në ekran përgjimet e Thaçit me Hajredin Kuçin

Një nga anëtarët e Prokurorisë së Hagës ka nisur fjalën e tij para gjykatës për rastin e aktakuzës së dytë ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë, aktakuzë në të cilën janë të përfshirë edhe Isni Kilaj, Bashkim Smakaj, Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Prokurori ka nxjerrë në ekran disa prej deklaratave që Hashim Thaçi ka bërë gjatë takimeve dhe bisedave që ka pasur me të akuzuarit për këtë rast dhe me persona të tjerë, e të cilat janë përgjuar.

“Thuji në 94-98 këta dy s’i ke parë kurrë. Mshele”, pretendohet t’i ketë thënë Thaçi Hajredin Kuçit gjatë një vizite në vitin 2023.

Të Ngjashme