ShowBizzz

Thumb i hapur ndaj Borës? Xheneta reagon ashpër

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta Fetahu, ka reaguar publikisht pas një vale akuzash dhe keqinterpretimesh që kanë qarkulluar në rrjete sociale natën e mbrëmshme.

Shkak është bërë një deklaratë e saj gjatë një “live” në platformën “Fiber”, ku ajo u përball me një pyetje provokuese: “A po i përndjek meshkujt?”.

Në atë moment, Xheneta është përgjigjur duke theksuar se nuk ndjek asnjë mashkull dhe duke bërë një krahasim që ndezi reagime:

“Unë nuk i përndjek meshkujt, mas pari unë nuk jam Bora Zemani, unë jam Xheneta Fetahu. Unë kurrë nuk i shkoj prapa një mashkulli – ose më mban para duarve e më vlerëson, ose hiq. Për mua, kallen.”

Deklarata e saj u shpërnda me shpejtësi në portale dhe u interpretua si një “thumb” ndaj moderatores Bora Zemani.

Por Xheneta ka sqaruar sot, përmes një postimi të gjatë në InstaStory, se fjalët e saj janë nxjerrë nga konteksti dhe nuk kanë qenë të drejtuara për të ofenduar askënd.

“Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam përmendur asgjë ofenduese dhe as nuk kam ndonjë arsye ta bëj. Për komentet që më akuzuan se ‘po përndjek’ dikë, thashë qartë që nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë.” – ka shkruar ajo.

Xheneta ka shprehur edhe zhgënjimin e saj me disa media, të cilat sipas saj shpikin fjalë vetëm për të bërë tituj:

“E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të ‘ngrënë bukë’, por jo deri aty sa të shpikni gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua, madje i them drejtpërdrejt, por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por nuk do të rri duarkryq kur më vihen fjalë në gojë.”

Në fund, ajo ka bërë thirrje që të dëgjojnë të gjithë bisedën ose “live”-in deri në fund, e jo të marrin vetëm pjesë të shkëputura për të nxjerrë tituj sensacionalë.



ks