FermaVIPShowBizzz

Thyerja e rregullores, Agai merr vendimin e vështirë për fermerët, sa do të jetë buxheti këtë javë?

Pas shpërdorimit dhe thyerjes së rregyllores, Agai mori një vendim për buxhetin në fermë.

Flori lexoi në zarf se buxheti për këtë javë do të jetë 52 mijë e 500 lekë. Fermerët duhet të diskutojnë dhe të ndajnë produktet që duan të marrin.

“Të nderuar fermerë, buxheti këtë javë buxheti që keni në dispozicion për javën është 52 mijë e 500 lekë, pra buxheti i plotë ishte për 15 persona 105 mijë lekë. Pra këtë javë ju keni 50% të buxhetit. Me këtë shifër ju duhet të blini të gjitha ushqimet, pijet, artikujt për pastrimin e shtëpisë, artikujt për higjenën personale të nevojshme për gjithë grupin dhe mjaftueshëm për këtë javë. Po të kërkoni diçka shtesë, ajo duhet të bëhet brenda vlerës së buxhetit, në të kundër nuk do të plotësohet. Kujdes, Agai nuk do të jap asnjë artikull tjetër për 7 ditët e ardhshme, përveçec listës së dërguar nga vetë ju. Ju lutem shkruani saktë sasinë dhe totalin. Lista duhet të dorëzohet brenda 60 minutave. Në përfundim pasi të keni diskutuar dhe pasi të keni vendosur bashkë do t’a dorëzoni sërish në Plevicë. Ju faleminderit”, lexoi Flori në zarfin e dërguar nga Agai. /vizionplus.tv