Pas dënimit të deputetit demokrat, Ervin Salianji, opozita ka kthyer skenarin e kaosit në Kuvend.
Ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji, opozita shkaktoi kaos e tensione.
Madje, opozitarët hodhën dhe shihe uji në drejtim të kryeparlamentares, ndërsa kishin rrethuar edhe foltoren e Kuvendit.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kthye me një përgjigje të vetme, deputeti Flamur Noka duke i thënë “Sa burrë që je Flamur”.
Pas kësaj, deputetët e opozitës kanë dalë jashtë sallës së Kuvendit, duke nxjerrë në oborr edhe të gjitha karriget e tyre.