Lajme

“T’i blej vezët…” – Zyrtari i VV-së thumbon Time Kadrijajn: Vetëm kur…

Zyrtari i VV-së, Avni Zogiani ka reaguar pas incidentit në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Zogiani, përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Kadriajt duke e kritikuar për veprimin e saj dhe duke renditur disa çështje për të cilat ai pretendon se do ta “justifikonin” një reagim të tillë ndaj Kurtit.

Në fund, ai ka përfunduar me ironi: “Nëse e kur vjen kjo ditë, Time, t’i blej vezët dhe dalim e gjuajmë bashkë Albinin!”

Postim i plotë:

Time,

Gjuaj ti vezë, dhe t’premtoj që unë t’i paguaj, por vetëm atëherë:

– Kur Albini i fal 8200 hektar një shteti fqinj, siç bëri shefi yt

– Kur Albini sjell Radojçiqët në qeveri dhe thotë, këta janë zot shpie në Kosovë, siç bën shefi yt

– Kur Albini bën miliona pasuri të pashpjegueshme, siç bën shefi yt

– Kur Albini fal 50 milionë euro taksa për kompanitë që shesin ujin që e marin pothuajse pa pare, siç bën shef yt

– Kur Albini thotë duhet falur krimet e luftës, siç bënë kolegët tu opozitar e ti nuk reagove kurrë

– Kur Albini voton një Gjykatë “ndërkombëtare” kundër UÇK

Etj, etj.

Nëse e kur vjen kjo ditë, Time, t’i blej vezët dhe dalim e gjuajm bashkë Albinin!

 

Të Ngjashme