FermaVIPShowBizzz

“Ti e nxorre Albanon”/ Dijonisi përballet me Robertin: Je matrapaz, ja pse ke ardhur në fermë

Dijonis Biba dhe Robert Aliaj janë vendosur përballë për të zhvilluar sfidën nga Agai.

Ata duhet të analizojnë lojën e njeri-tjetrit nga aspekti psikologjik. Sipas Dijonisit, Roberti është matrapazë, ku ka dhenë edhe arsyet pse ka një mendim të tillë.

Gjithashtu dy fermerët diskutuan largimin e Albanos nga “Ferma VIP”, ku Dijonisi mendon se ai la garën në mes për shkak të Robertit.

Pjesë nga biseda:

Dijonisi: Unë t’i kam treguar disa limite ty, kur më jepje komente për pjesën e basketbollit, ça nuk më ke thënë. Të thash mos m’i përsërit më këto lloj muhabetesh

Roberti: Ça të keqe kishte aty? Ajo është lojë mor burrë

Dijonisi: Thjesht po të them që këto gjëra mos i bëj më me mua

Roberti: Qartë, qartë! Unë e kuptova, kujtova se kisha të bëja me një njeri qëë di të bëj humor, tani kuptoj që s’bën humor

Dijonisi: Robi dhe kur bën humor duhet të dijë se ku do bëj humor, apo si t’a bësh humorin

Roberti: Me ty s’bëhet humor

Dijonisi: Unë kam humor, por jo këtë lloj humori. Dikujt tjetër mund t’i dhembi ai lloj humori. Unë kam menduar që më ke njohur. Të kam ndenjur serioz. Kam bërë të kuptosh që mos bëj humor me mua

Roberti: Unë nuk e kam kuptuar fare këtë, se ndryshe nuk do të flisja fare. Ça nevoje kam unë të të flas ty? Nga pikëpamja intelektuale çfarë nevoje kam unë të flas me ty?

Dijonisi: Ja aty brenda, e hodhe një llaf e doje debat. Ti për këtë ke ardhur. Ti e nxorre atë (Albanon). E vure në sedër burrin e huaj

Roberti: Jo, kur unë jam kryefermer ti duhet të më dëgjosh, kur të jesh ti unë do të dëgjoj

Dijonisi: Po pse e vure tjetrin në sedër?

Roberti: Unë po them iki, iki vëlla. Kjo është ajo që thashë unë dje. Atë i thashë, ke dy javë që bën atë lojë

Dijonisi: Nuk të vjen keq ty që ai ka harxhuar 80 ditë këtu brenda, edhe ikën për 10 ditë larg finales. Nuk të vjen keq?

Roberti: Ti mbase e ke shok dhe do t’a mbrosh

Dijonisi: Unë këtu brenda e kam njohur. Po mbroj fenomenin

Roberti: Albano manipulon publikun, gënjente. Të gjitha i tha gënjeshtra

Dijonisi: Unë mendoj për ty që je matrapaz

Roberti: Nuk është ofendim ky?

Dijonisi: Merre si të duash. Ti ke ardhur këtu dhe ke thënë që nuk do bëj lojë e pastaj bën lojë, ke thënë që nuk do bëj muzikë edhe bën muzikë. /vizionplus.tv