
“Tik Tak” është titulli i projektit të fundit nga Rita e Fidani, çifti simpatik i skenës sonë muzikore.
Dyshja i kanë dhënë dritën jeshile një tjetër këngë, e cila ka premisat e hitit dhe vjen e shoqëruar me videoklip mjaftë atraktiv, shkruan “Kosovarja”.
Çifti janë të pëlqyer dhe ja kanë dalë që të jenë mjaftë produktiv në skenën tonë muzikore.
Edhe ky projekt, vjen nga produksioni i njohur muzikor, “Produksioni Arboni” në Gjilan.