TikTok është vënë sërish në pikëpyetje në Amerikë dhe është shndërruar në debatin kryesor të garës elektorale. Kjo pasi pasi platforma e njohur e videove, e cila është në pronësi të kompanisë kineze të teknologjisë ByteDance, akuzohet se jep të dhënat e përsoruesve tek qeveria kineze. Dhe kështu çështja shndërrohet në siguri kombëtare.
Së fundmi, anëtarët e Kongresit dhe njerëz të ndryshëm të industrisë së teknologjisë kanë kritikuar TikTok për shkak të përmbajtjes pro-palestineze në platformë.
Ndryshe nga demokratët, Republikanët janë kundër TikTok dhe disa nga opinionet e tyre i lexon më poshtë.
Chris Christie: Në ditën time të parë si president, unë do ta ndaloj TikTok-un.
Ron DeSantis: Jam i shqetësuar për të dhënat që marrin nga të rinjtë tani dhe mënyrës se si e manipulojnë mendjen.
Vivek Ramaswamy: Ne duhet ta ndalojnë çdo kompani që transferon të dhëna nga Amerika në Kinë.
Tim Scott: Duhet ta ndalojmë TikTok.
/tiranapost