Revista amerikane Time ka zgjedhur për vitin 2025 jo një person të vetëm, por një grup udhëheqësish të teknologjisë së inteligjencës artificiale si “Njeriun e Vitit”, duke reflektuar ndikimin e jashtëzakonshëm që kjo teknologji pati në shoqëri gjatë vitit që po mbyllet.
Në një shkrim editorial, Time thekson se viti 2025 është shënuar si momenti kur potenciali i plotë i inteligjencës artificiale u hap përseri para botës, me një përhapje dhe shtrirje kaq të madhe sa nuk ka rrugë për t’u kthyer pas.
Në numrin e veçantë të fundit, Time përfshin udhëheqësit kryesorë të sektorit të AI-së, drejtues si Jensen Huang i Nvidia-s, Sam Altman i OpenAI, Elon Musk i xAI-së, Mark Zuckerberg i Meta-s, Lisa Su e AMD-së, si dhe figura të tjera kyçe në hulumtim dhe zhvillim të inteligjencës artificiale.
Zgjedhja e Time vjen në një moment kur AI po transformon shpejt jetën moderne, duke sjellë përfitime të jashtëzakonshme në fusha si mjekësia, biznesi dhe arsimi.
“Kjo është një kohë kur askush nuk pati ndikim më të madh se ata që krijuan dhe shpërndanë inteligjencën artificiale,” shkruan Sam Jacobs, redaktori i përgjithshëm i Time. “Këta arkitektë jo vetëm që ndryshuan mënyrën se si punojmë e mendojmë, por formësuan realitetin e përditshëm për miliarda njerëz.”
/tiranapost


