LifeStyle

Tinder i ri në Spanjë është supermarketi. Si ananasi ndihmon beqarët të gjejnë partner?!

Tinder i ri në Spanjë po kthehet supermarketi! Beqarët, në fakt, tani takohen në një sërë dyqanesh ushqimore për të flirtuar.

Gjithçka filloi falë një trendi në TikTok, i cili padyshim ka rregullat e veta. Së pari ju duhet të shkoni në një “Mercadona”, e cila është një rrjet i njohur supermarketesh, midis orës 19 dhe 20.

Për më tepër, për të marrë pjesë, duhet të vendosni një ananas me kokë poshtë brenda karrocës suaj. Kjo do t’i lejojë të tjerët të kuptojnë se jeni në dispozicion për njohje. Megjithatë, nuk mbaroi me kaq! Ekziston edhe një lloj kodi sekret. Përveç ananasit në karrocë ka edhe çokollatë, që nënkupton se personi nuk është në kërkim të një aventurë të thjeshtë, por një marrëdhënie romantike.

Kavanozët me konserva, nga ana tjetër, tregojnë dëshirën për të krijuar një histori të gjatë, ndërsa ëmbëlsirat tregojnë një aventurë pasionante.