Bota

Tjetër video Rama-Meloni! Këtë herë për ditëlindjen e kryeministres italiane. Mediat zbulojnë edhe bisedën

Kryeministri Rama nuk e ka harruar ditëlindjen e kryeministres italiane Giorgia Meloni. Teksa ndodhen në Abu Dhabi, për nenshkrimin e një marrëveshje të rëndësishme, Rama ka marrë me vete nga Shqipëria edhe dhuratën për të.

Është një shall, i punuar nga një italian me pasaportë shqiptare, që jeton e punon në Shqipëri.

Në një video të postuar nga Corriere Della Sera, Rama me humor shprehet se u kishte kërkuar gazetarëve italianë që t’i këndonin këngën e urimit për ditëlindjen e saj: “Duke qenë se ju duan shumë”.

Meloni i kthehet se të dy I duan, edhe atë, edhe Ramën.



/tiranapost