Lajme

TMERR brenda resortit turistik! Breshëri plumbash ndaj familjes, vritet gruaja shtatzënë, djali dhe nëna e saj

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Spanjë, ku një grua shtatzënë, fëmija dhe nëna e saj janë vrarë në një sulm me armë.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në rajonin e Costa de la Luz pranë kufirit jugor të Spanjës me Portugalinë.

Dy burra të maskuar hynë me motoçikletë në ambientet e një resorti dhe hapën zjarr drejt një familjeje. Një 39-vjeçare, e cila ishte tetë muajshe shtatzënë, djali i saj adoleshent, 16 vjeç dhe gjyshja e fëmijës nga nëna, 62 vjeç, vdiqën të gjithë në vendngjarje si pasojë e plumbave.

NEWS  “Detaje nga kategoritë që përfitojnë, dhe sa është numri”/ Amnistia penale, Lamallari: Kush e sheh si dobësi…Ndërkohë, dy persona të tjerë janë dërguar në spital, në gjendje të rëndë.

Policia ka njoftuar se pista kryesore ku po hetohet është larja e hesapeve apo një sulm hakmarrjeje nga rivaliteti i dy grupeve kriminale.

Viktimat janë motra, nipi dhe nëna e një personi të arrestuar më herët për një sulm të ngjashëm me armë, të ndodhur në vitin 2024.

NEWS  Në kërkim të Elson Reçit, RENEA zbarkon në Mirditë

Të Ngjashme