FermaVIPShowBizzz

“Toka është llava”, fermerët përballen me një tjetër të papritur nga Agai

Pas lojës me litar, ku fermerët ishin ndarë në grupe me nga dy persona dhe do qëndronin të lidhur deri në zgjidhjen e tij, ata janë përballur me një tjetër të papritur nga Agai.

“Toka është llava” ishte misioni i radhës, ku njëri person nga dyshja që ishte formuar, nuk duhet të shkelte në tokë, ndryshe do të digjej.

Djemtë ishin ata që e vuajtën më tepër sfidën, për shkak se mbajtën në krah për disa minuta vajzat.

Kjo situatë krijoi mjaft atmosferë dhe të qeshura edhe mes fermerëve./vizionplus.tv