LifeStyle

‘Tradhëtia sentimentale’/ Këto shenja nuk duhet injoruar

Truke për të zbuluar tradhëtinë ka shumë, janë disa sinjale të forta, por një prej tyre, më kryesorja është instikti, që rrallë, shumë rrallë gabon. Megjithatë nuk ka formulë matematikore.

Dihet, tradhtia është dështim për një cift. Mund të thuhet në një farë mënyre se faji që u arrit aty mund të jetë i të dyve, por për shumë meshkuj, tradhtia është një rutinë, një zakon që nuk e kanë humbur dhe nuk do ta humbin deri në castin që do të zbulohen.

Dhe nëse ndodh kjo, atyre ose do u vijnë mendë, ose do të gjejnë mënyra të tjera që të mbulohen dhe mos të zbulohen lehtë.

Nëse ti je një grua që fal, apo një grua hakmarrëse, duhet të dini një gjë, mashkulli përpara se të vendosë të kalojë një aventurë, planifikon.

TS Poll - Loading poll ...

Dhe madje kur keni dyshime, ai ka aftësi të tilla prestigjatori që do ua heqë cdo dyshim. Është tepër i aftë.

Shtirja – Pas një periudhë me zënka të tmerrshme, qielli hapet, kthehet qetësia, ai të kushton vëmendje, të shoqëron të bësh blerje, vjen e del me miqtë e tu që nuk i duronte dot. Ka gjithmonë një përgjigje të gatshme që pothuajse iu bën të ndiheni e pakuptimtë. Dije se një mashkull i pabesë nuk vepron kurrë si një fajtor, rregulli i tyre është gjithmonë i njëjtë, ta mohojnë. Nëse gjithmonë kërkon t’ju bëjë të lumtur, shumë të lumtur, dyshimi juaj është i arsyeshëm.

Jeta online paralele-Me avancimin e teknologjisëkanë evoluar dhe sistemet e fshehjes së sekreteve. Telefonat celularë, rrjetet sociale, mënyrat e komunikimit, (para se të takojnë një femër ata nuk e zbulojnë kurrë identitetin e tyre). Të zbulosh këto për ty bëhet ndonjëherë e pamundur sepse kanë pasuord. Kronologjinë e një historie online nuk mund ta gjesh dot, dhe nëse e pikas, ai do të mbrohet dhe do të thotë se rri aty për të bërë blerje online. Aty ku ka një shqetësim ka një provë. Dhe atë që duan e gjejnë më lirë në këto dhoma chati sesa në darka dhe dhoma hoteli.

Miqtë janë garancia-Nëse dëshiron të konfirmosh një tradhti me miqtë e tyre mund ta kursesh lodhjen. Burrat tradhëtarë nuk i rrëfejnë tradhëtitë e tyre dhe nuk duan të hapen me to as me miqtë, që të shmangin një hakmarrje të tyre të papritur. Por një mbledhje e papritur ditë të diele, apo fshirja e papritur e sekretarisë telefonike janë disa shenja që të dyshoni me të vërtetë.

Një grua e di –E vërteta është se nuk ekziston një formulë matematikore për të zbuluar tradhëtinë. Shumica e rasteve vjen nga dyshimi, dhe nëse ai u bren vazhdimisht, dijeni se dicka nuk shkon. Nëse dyshimet ju sjellin dhe një situate stresi që po jeton për momentin, atëhere personi me të cilin po rrini nuk është i duhuri. Besimi është një gur themeli i cdo raporti dhe nëse lidhja që po jeton nuk të jep sigurinë, atëhere lumturia jote është në rrezik.