Lajme

“Trafik droge nga Shqipëria”, autoritetet italiane ekzekutojnë 11 masa arresti

Karabinierët e njësisë hetimore të komandës provinciale të Vibo Valentia, Itali kanë zhvilluar një operacion anti-drogë.

Mediat italiane raportojnë se në operacionin antidrogë në Italia janë përdorur tetë helikopterë dhe u përforëcuan edhe nga njësitë e qenve antidrogë.

Në fund të operacionit u ekzekutuan masa paraprake të dhëna nga gjykata italiane ndaj 11 personave.

Të dyshuarit akuzohen për transportin, posedimin, shitjen dhe transferimin e sasive të mëdha të lëndëve narkotike si kokainë, heroinë, marihuanë dhe hashash, si dhe blerjen dhe transferimin e substancave narkotike.

Veprimtaria hetimore është vazhdimi i operacionit “Maestrale-Carthago” i zhvilluar kundër bandave “Ndrangheta” në zonën e Vibos. Policia italiane dyshon se droga vjen nga jashtë vendit, veçanërisht nga Shqipëria, dhe pasi futet në shtëtin italian, dërgohet drejt Kalabrisë dhe Siçilisë.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo