Rithemelimi para dy ditësh më 23 dhe 24 mars zgjodhi kryetarët në 10 degë të partisë. Përmes një procesi zgjedhor i cili u zhvillua gjatë dy ditëve në datat 23 dhe 24 mars u bë zgjedhja e një kryetari të ri në kuadër të shkrirjes me grupin e deputetëve të Gazment Bardhit.
Mes kryetarëve të zgjedhur ishte dhe ai i degës së Kukësit, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave.
Gazeta Tema shkruan se zgjedhja e Rrahman Demës në degën e Kukësit nuk është dhe aq fort e lavdërueshme. Kjo pasi ai është arrestuar në vitin 2007 si pjesë e një grupi të trafikimi të armëve nga Kosova.
Rrahman Dema konsiderohej si kreu i grupit të trafikanëtev të armëve, ndërsa bashkë me të u arrestuan edhe dy persona të tjerë. Për këtë vepër, sipas Temës, Dema u dënua dhe me burg.
Ndërsa para dy ditësh partia me në krye Sali Berishën e ka zgjaedhur kryetar të Rithemelimit.
Pas numurimit të fletëve të votimit, sipas procesverbaleve zyrtare të mbërritura pranë KOKOEs nga Komisionet e Votimit dhe Numurimit, fitues në garën për Kryetar sipas degëve, u shpallën si më poshtë vijon:
Dega Mallakastër, z. Resmi Bilbil Shanaj me 82% të votave
Dega Devoll, z. Elvis Jani Hajdërlli me 74% të votave
Dega Polican, z. Behar Veli Xhaferaj me 63% të votave
Dega PEqin, z. Mustafa Zylyf Pashja me 88% të votave
Dega Shijak, z. Denis Lutfi Duka me 53% të votave
Dega Bulqizë, z. Shaqir Mislaf Manjani me 78% të votave
Dega Tropoje, z. Bardhyl Sahit Hoxhaj me 71% të votave
Dega Kukës, z. Rrahman Shefqet Dema me 58% të votave
Dega Kucovë, z. Nevjan Pasho, me 94% të votave
Dega Mirditë, z. Aleksandër Lala, me 85% të votave
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo