Lajme

Tragjedi në Peru, rrufeja godet gjatë ndeshjes, ndërron jetë lojtari

Tragjedi në Peru. Mbrojtësi 39-vjeçar Jose Hugo de la Cruz Mesa ndërroi jetë, pasi u godit nga rrufeja gjatë ndeshjes së kampionatit ndërmjet Juventud Bellavista dhe Familia Chocca, takim ky i mbajtur në Huancayo.

Për shkak të shiut të dendur, arbitri kishte ndërprerë ndeshjen dhe skuadrat po ktheheshin në dhomat e zhveshjes, teksa momentet fatale janë filmuar edhe nga kamerat e stadiumit. Sipas asaj që shkruajnë mediat në Peru, disa futbollistë janë dërguar në spital pasi kanë pësuar djegie, ndërsa portieri Juan Choca është në gjendje të rëndë.

Lojtarët Erick Estiven Ccente Cuyllor, Joshep Gustavo Pariona Chocca dhe Cristian César Pituy Cahuana janë nën kujdesin e mjekëve dhe gjendja paraqitet stabile.