Lajme

Tragjedia me 61 të vdekur nga rrëzimi i avionit/ Publikohen fotot e pasagjerëve dhe pilotit, mes tyre një 3-vjeçare

Janë publikuar fotot e dhjetëra viktimave në aksidentit tragjik ajror në Brazil ku 61 persona humbën jetën pasi aeroplani Veopassu rrëzua pasditen e së premtes. Mes viktimave, siç raportojnë mediat braziliane, është një baba dhe vajza e tij 3-vjeçare, një çift të moshuarish dhe shkencëtarë, mjekë e profesorë. Piloti i avionit 35-vjeçari Danilo Santos Romano, i cili kishte filluar karrierën e tij si bashkë-pilot në një A320 të kompanisë Avianca. Pas tre vitesh në këtë detyrë, ai mori detyrën e bashkëpilotit në avionët A330 për fluturimet ndërkombëtare.

Ai ka punuar në Voepass për 22 muajt e fundit pasi ka marrë detyrat e pilotit në korrik 2023. Bashkëpiloti ishte 61-vjeçari Humberto de Campos Alencar e Silva, i cili kishte punuar për kompaninë Azul. Ekuipazhi përfshinte gjithashtu 28-vjeçaren Deborah Soper Avila dhe 41-vjeçaren Rubia Silva de Lima.