
2
Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Gjilanit ditën e djeshme.
Babë e bir, Selami dhe Edmond Hasani, të njohur si argjendarë në qytet, u vranë në rrethana të dhunshme.
Dy viktimat e kësaj ngjarjeje të rëndë do të varrosen sot në varrezat e qytetit të Gjilanit. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas namazit të ikindisë, në orën 16:40, shkruan Insajderi.
Familjarë, miq, e qytetarë pritet të marrin pjesë në ceremoninë mortore, për t’ua dhënë lamtumirën e fundit Selamiut dhe Edmondit dhe për të shprehur solidaritetin me familjen Hasani në këtë moment të rëndë.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar nga autoritetet kompetente.
Sipas Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Themelore në Gjilan, një person është arrestuar në vendngjarje, ndërsa tre të dyshuar të tjerë, Mefail Shkodra (53 vjeç) dhe djemtë e tij, Edonis (25) dhe Engjull Shkodra (22) janë shpallur në kërkim dhe ndodhen ende në arrati.
ks