ShowBizzz

Tragjike në Ksamil/ Babai i merr jetën aksidentalisht 4-vjeçares, si ndodhi ngjarja

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm Ksamilin ku një vajzë vetëm 4 vjeçe ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi është përplasur aksidentalisht nga automjeti që drejtonte babai i saj.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një parkimi privat. Sipas të dhënave paraprake, gjatë kryerjes së një manovre me një automjet tip “Audi”, me targa CS 440 PP, Ergys Marku ka goditur aksidentalisht vajzën e tij, Ajla Marku.

Pavarësisht ndërhyrjes, e mitura nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të dokumentuar dinamikën e aksidentit.

Të Ngjashme