Lajme

Tragjike/ Pas Durrësit, një tjetër pushues ndërron jetë në Velipojë

Një tjetër pushues ka ndërruar jetë mesditën e sotme në bregdetin shqiptar.

Pas Durrësit, ku ndërroi jetë një 73-vjeçar, në Velipojë një 75-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën.

Sipas informacioneve të policisë, i moshuari ka qenë duke u larë dhe pësoi arrest kardiak.

“Rreth orës 13:00, shtetasi kosovar, 75 vjeç, duke u larë në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.