Lajme

Tragjike/ Përmbyset varka me emigrantë në mes të detit, të paktën 41 viktima

Një varkë me të paktën 45 refugjatë u përmbys pranë brigjeve të Jemenit dhe vetëm katër persona mbijetuan, sipas një njoftimi nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNCHR).

UNCHR tha se incidenti ka ndodhur për shkak të erërave të forta dhe mbingarkesës, dhe se është duke bashkëpunuar me Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) për të ofruar mbrojtje dhe ndihmë për të mbijetuarit.

Në qershor, të paktën 49 emigrantë vdiqën dhe 140 u zhdukën pasi varka e tyre, e cila ishte nisur nga Somalia me 260 emigrantë, u përmbys në brigjet e Jemenit.

Që nga viti 2014, janë raportuar 1,860 emigrantë të vdekur ose të zhdukur përgjatë rrugës që shkon nga Afrika Lindore dhe Briri i Afrikës në vendet e Gjirit.

Ndërkohë, sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.