ShowBizzz

Transgjinorja në BBVK: U martova me futbollistin gjerman për paratë e tij

Po bën disa ditë që ka nisur Big Brother VIP Kosova dhe një nga banoret më të komentuara është transgjinorja, Edona James.

Edona, emri origjinal i së cilës është Kujtim Shehu, vjen nga Suhareka dhe është rritur në Gjermani. Fama e Edonës mori më shumë bujë gjatë vitit 2014, kur u përfol për një lidhje me legjendën e futbollit gjerman, Stefan Effenberg.

E pikërisht për këtë lidhje ka folur edhe vetë Edona. Ajo ka treguar se dasma e saj ishte madhështore dhe kishte qindra të ftuar. Lidhja e Edonës me futbollistin ka zgjatur 3 vite.

Mirëpo si duket, Edona nuk është martuar me Stefan Effenberg nga dashuria, por nga interesi. Ajo është shprehur se futbollistin e ka dashur vetëm për paratë.

“Unë se kam dashur atë. Unë i kam dashur paret. Të vërtetën po them, kështu është. Pse duhet të gënjëj, për paratë e tij u martova”, tha ajo gjatë bisedës me banorët.

Edona me futbollistin gjerman


NewsBomb