Pas muajsh të tëra sugjerimesh për emrin e vogëlushit përpara ardhjes së tij në jetë, Travis Barker zbuloi emrin që kanë zgjedhur për djalin e tyre ai dhe Kourtney.
Rokeri zbuloi emrin në episodin e së hënës të “One Life Once Chance With Toby Morse” ndërsa diskutonte për një koncert në Hawaii në të cilin tha se ai nuk mund të merrte pjesë sepse binte në “javën që do të lindte Rocky”.
Kur prezantuesi e pyeti nëse muzikanti po i referohej “Rocky 13 Barker” – emri që Travis ka përmendur si të preferuarin e tij në shumë raste – ai e konfirmoi.
Më tej zbuloi se Kourtney do lind ose për Halloween ose javën e parë të nëntorit.
Kourtney është gjithashtu nëna e vajzës Penelope, 11 vjeç, dhe djemve Mason, 13 vjeç, dhe Reign, 8vjeç, me ish-partnerin Scott Disick. Kardashian dhe Disick u ndanë në vitin 2015.
Ajo u lidh me Travis në 2021 pas shumë vitesh miqësie. Muzikanti i propozoi Kardashian më vonë po atë vit, duke u martuar me të në 2022.
Travis ishte i martuar më parë me Shanna Moakler nga viti 2004 deri në vitin 2008. Ata kanë dy fëmijë Alabamën dhe Landon.
lokimagazine