Një marrëdhënie e lumtur dhe e shëndetshme kërkon përpjekje dhe punë. Komunikimi dhe respekti i ndërsjellë janë çelësi për të mbajtur një marrëdhënie të suksesshme.
Përveç kësaj, kultivimi i lidhjes emocionale përmes kalimit të kohës së bashku, mirëkuptimit dhe mbështetjes është shumë i rëndësishëm.
Përpjekja për këto aspekte të një marrëdhënieje çon në kënaqësi afatgjatë dhe lumturi të përbashkët. Por terapistja e çifteve Dr. Marina Rosenthal ka zbuluar tre aftësi të tjera që ajo thotë se janë të rëndësishme për një marrëdhënie të shëndetshme.
Pranimi : “Praktikoni t’i lini gjërat të shkojnë. Nuk keni nevojë t’i bëni të ditur partnerit tuaj sa herë që ju bezdisë”, thekson terapistja në një postim në Instagram.
Vetë-reflektimi : Eksploroni kontributin tuaj në problemet e marrëdhënieve. Identifikoni problemet dhe vështirësitë tuaja.
Shikimi i situatës nga një këndvështrim tjetër: Konsideroni mënyra alterantive për ta parë situatën. Vendoseni veten në pozicionin e partnerit tuaj.